Rrezik për cunam, ajsbergu gjigand afrohet pranë fshatit. Një ajsberg gjigand është afruar drejt fshatit Innarsuit, në Groenlandën perëndimore.
Autoritet e Groenlandës ka bërë të mundur evakuimin e pjesshëm të fshatit në mënyrë që të evitojne një përmbytje të banorëve në rast se masivi i akullit do të thyhet. 169 banorët e Innarsuit janë transferur në një vend të sigurt.
Ky masiv akulli është afruar shumë pranë shtëpive, por fatmirësisht nuk ka lëvizur më gjatë natës edhe pse centrali elektrik i fshatit dhe pika e karburantit janë shumë pranë bregut.
Autoritet vendase thonë që nuk kanë parë kurrë një ajsberg kaq të madh. Sipas ekspertëve ajo që ka shkaktuar shkëputjen e këtij masivi akulli është si pasojë e ndryshimeve klimaterike, i cili sjelll rrezik shumë të madh për cunam. Ndërsa shkencëtarët e New York University në qershor të këtij viti kanë publikuar një video teksa shkëputej një ajsberg gjigand nga një pjesë akulli në Groenlandën lindore.