Spanja ka njoftuar sot se janë shpëtuar më shumë se 340 imigrantë në Mesdhe. Rojet bregdetare spanjolle theksuan se kishin shpëtuar 240 persona në 12 anije, 10 në ngushticën e Gjibraltarit dhe dy në Detin e Alboran, që ndan Spanjën nga Maroku. Një zëdhënës shtoi se Garda Civile kishte shpëtuar më shumë se 100 imigrantë të tjerë në Mesdhe.
Muajin e kaluar, Spanja pranoi të priste 630 migrantë të mbërritur në bordin e tre anijeve, mes të cilave dhe anija Aquarius e një OJQ-je franceze, refuzuar nga Italia dhe Malta.