Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar pasi vrapoi në skenë për të përqafuar një këngëtar gjatë koncertit. Majid al-Mohandis po performonte në një festival në qytetin perëndimor të Taifit, kur gruaja shkoi në skenë.
Videot e postuara në internet treguan momentin kur gruaja po përqafonte këngëtarin ndërsa stafi i sigurisë u përpoq ta ndalonte.
 Femrat në Arabinë Saudite nuk lejohen të prekin në publik meshkujt me të cilët ata nuk kanë asnjë lidhje.
 Mohandis nuk ka komentuar mbi incidentin. Këngëtari i lindur në Irak, i cili ka gjithashtu shtetësi saudite, vazhdoi të performonte pas incidentit.
 Një prokuror publik tani do të shqyrtojë akuzat për ngacmim, tha policia për Okazin, një gazetë saudite dhe agjencinë e lajmeve Efe.
 Vendi ka ligje të forta morale lidhur me ndalimin e alkoolit, veshjen dhe ndarjen gjinore.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





