Festimet për kombëtaren e Kroacisë për pak u kthyen në tragjedi, ja pse

Tuesday, 17 July 2018 09:02

Pritja e skuadrës së Kroacisë në Zagreb ka bërë që në sheshet kryesore pas zbritjes së ekipit nga autobusi, të mblidheshin turma të mëdha njerëzish që në orët e para të mëngjesit.

Por qëndrimi në shesh për të zënë vendin për shumë orë radhazi dhe në temperatura të larta, ka shkaktuar jo pak probleme.

Sipas drejtuesve të zyrave të emergjencave në Zagreb, gjatë ditës së djeshme është dashur rreth 500 herë ndërhyrja e punonjësve të ambulancave të vendosur në pika të ndryshme të sheshit, pasi persona të ndryshëm kishin pësuar gjendje të fikëti për shkak të temperaturave të larta, mungesës së ujit apo ushqimit.

Për ta kishte qenë shpesh thuajse e pamundur që të lëviznin nga pozicionet ku gjendeshin të ngjeshur mes njerëzve.

Për këtë arsye, sa më shumë që afronte festa, aq më shumë ishte shtuar edhe personeli i emergjencave, për të evituar që kjo festë të kthehej në tragjedi mes kaosit dhe vapës së madhe në pritje të ekipit kroat.

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...