Zbulohet shkaku i aksidentit me 112 të vdekur

Tuesday, 17 July 2018 13:59

Një aksident ajror në Kubë, i cili vrau 112 vetë, u shkaktua nga "gabimi njerëzor", tha kompania meksikane që zotëron aeroplanin.

Damojh Airlines tha se një studim i regjistruesve të të dhënave tregoi se Boeing 737 u ngrit në një kënd shumë të pjerrët.

Organizata e pilotëve në Meksikë, ASPA tha se deklarata e Damojh, e cila u publikua para se hetimi zyrtar të kishte përfunduar, ishte e papërgjegjshme.

Përplasja ishte një nga më të këqijat që ka ndodhur në Karaibe për dekada të tëra.

Boeing 737 dhe ekuipazhi i tij meksikan ishin marrë me qira nga Damojh kur u rrëzua 20 km në në jug të kryeqytetit kuban, Havana.

Dëshmitarët okularë përshkruan se avioni shpërtheu në flakë përpara se të binte në një fushë afër një zone të pyllëzuar pranë aeroportit kryesor të Havanës.

Autoriteti i aviacionit civil në Meksikë pezulloi fluturimet e kompanisë pas aksidentit. Ai tha se pezullimi do të mbetet në fuqi deri në pritje të rezultatit të hetimit.

Shumica e viktimave ishin kubanezë, duke përfshirë 10 pastorë ungjillorë dhe bashkëshortet e tyre. Nga 113 vetë në bord, 110 vdiqën në momentin e përplasjes. Nga tre të mbijetuarit fillestarë, dy vdiqën më vonë në spital. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...