Kërkojnë ta përdorin, Daliç, politikanëve: Rrini larg kombëtares kroate

E mërkurë, 18 July 2018 14:59

Kroacia bëri historinë teksa për herë të parë në 15 korrik luajti një finale Botërori atë kundër Francës në Rusi 2018 ndaj së cilës humbi 2-4.

Për këtë arritje, skuadra ballkanase përfitoi plot 23 milionë Euro, shpërblim që do të jepet i gjithi për bamirësi. Është vetë trajneri i skuadrës kroate, Zlatko Daliç që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale konfirmoi lajmin duke deklaruar se kjo shifër do të jepen për llogari të një fondacioni që vjen në ndihmë të fëmijëve në Kroaci.

Tekniku 51 vjeçar e shfrytëzoi këtë festim duke u bërë edhe një apel politikanëve kroatë që të mos përfitonin nga sukseset e skuadrës për kredot e tyre politike. ‘Ky brez futbollistësh tregoi se mund të arrihet në majën e futbollit pavarësisht kombësisë , buxhetit apo rëndësisë së stadiumit”-shkruan Dalic në letrën e tij që është firmosur edhe nga futbollistët, -“i shkruaj këto rreshta duke marrë shkas nga situata e vështire e Kroacisë. Është vendi më i varfër i BE, ka në krye një qeveri që konsiderohet si një organizatë kriminale. Kroacia është një vend nga i cili janë larguar miliona persona në 20 vitet e fundit. U kërkoj politikanëve dhe të gjithë autoriteteve që e kanë çuar këtë popull në mjerim, varfëri e dëshpërim që të rrinë larg kombëtares kroate”.

Daliç në postimin e tij në rrjetet sociale shtoi se dëshiron që asnjë prej politikanëve të vijë në dhomat e zhveshjes, të bisedojë e të bëjë fotografi me ta pasi sipas tij janë ata shkaku që kroatët janë populli më i varfër në Evropë.

Modifikuar më E mërkurë, 18 July 2018 15:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...