Vështirësohet rrugëtimi drejt euros – Bullgaria, Kroacia dhe Rumania do të përballen me rregulla më strikte

E Enjte, 19 July 2018 07:08

Objektivat për vendet e Europës Lindore që synojnë euron janë vështirësuar. Bullgaria është vendi i fundit ish-komunist që synon të adaptojë valutën dhe ka marrë pëlqimin e BE javën e kaluar që të vazhdojë përpjekjet. Megjithatë, vendi u detyrua që t’i nënshtrohet rregullave më të ashpra.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë bërë të ditur se rregullat e reja më strikte do të aplikohen edhe kur Kroacia dhe Rumania të ndjekin të njëjtën rrugë.

Bullgaria përputhet me kriteret formale për adaptimin e euros dhe synonte që të hynte në fazën pritëse, të quajtur Mekanizmi i Kursit të Këmbimit (ERM2), gjatë kësaj Vere. Megjithatë, pas vështirësive me borxhin e Greqisë dhe skandalet e pastrimit të parasë nga pjesëmarrësit e rinj në euro si Letonia, Bashkimi Europian, nuk kërkon të rrezikojë.

Duke shtuar irritimin e Qeverisë bullgare, kërkesa shtesë përfshijnë bashkëpunimin me unionin bankar të Bashkimit Europian dhe hapa për të frenuar korrupsionin. Sipas analistëve, çështjet e lidhura me mbikëqyrjen bankare dhe konvergjencën institucionale, kanë marrë rëndësi në pranimin e anëtarëve të rinj në klubin e euros.

Kushtet e reja për pranimin do të aplikohen edhe për Kroacinë, që përsëriti javën e kaluar se synon të nisë periudhën parapërgatitore që zgjat 2 vite, deri në 2020-ën. Edhe Rumania nuk është shumë larg me planet e veta.

Një tjetër shqetësim për të 3 vendet është hendeku i pasurisë, krahasuar me vendet perëndimore të Bashkimit Europian. Blloku i ka bërë thirrje Bullgarisë, anëtarit më të varfër, që të sigurojë një konvergjencë të qëndrueshme ekonomike. Kushtet e reja tregojnë se Bashkimi Europian ka nxjerrë mësime në të shkuarën, ndërkohë që Eurozona pritet të zgjerohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...