Presidenti gjerman, Steinmeier kërkon "vetëbesim të ri europian"

Premte, 20 July 2018 08:58

Qëndrimi antieuropian i presidentit amerikan, Donald Trump nuk krijon vetëm rreziqe për Bashkimin Europian. Ai ofron edhe shansin për një vetëbesim të ri, thotë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për të qenë i vendosur përballë SHBA-së. Presidenti aktual Donald Trump krijon "padyshim rreziqe për ne" me mënyrën e të bërit politikë, tha Steinmeier për "Passaue Neuen Presse". Europianët duhet të nxjerrin konkluzionet e tyre nga kjo.

"Nëse gjërat janë ashtu siç janë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë presidentin Trump, atëherë është koha për një vetëbesim të ri europian", tha Steinmeier në intervistë. Europianët duhet të ndalin me fiksimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Trumpit. "Ajo që është rritur në shtatë dekada të marrëdhënieve transatlantike është shumë e vlefshme për t'u dorëzuar, sepse nuk na pëlqen politika e presidentit aktual amerikan."

 Europianët duhet të mendojnë, jo vetëm si ta zgjidhin krizën e vazhdueshme, por edhe të kuptojnë, se edhe shtetet e mëdha europiane nuk do të luajnë dot ndonjë rol në botë, nëse Europa nuk është e bashkuar. Steinmeier u shpreh optimist për shanset e një afrimi brenda BE. "Ne thjesht nuk mund ta përballojmë dot përçarjen."

Modifikuar më Premte, 20 July 2018 10:13
Login to post comments