Rreth 14 persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një autobus në veri të Gjermanisë në qytetin Lubek.
Sipas asaj çfarë ka treguar një polic sulmi ndodhi në distriktin e Kuecknitz dhe se agresori është ndaluar nga policia. Polici, Duerk Duerbrook shtoi se autoritetet po zbulojnë rrethanat e sulmit.
Ende nuk ka informacion për viktima, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për një sulm terrorist.