17 persona u konfirmuan të vdekur në tragjedinë e një dite më parë të ndodhur në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një varkë u mbyt në liqen.
Por ngjarja bëhet edhe më e tmerrshme me identifikimin e viktimave, nga ku mësohet se 9 prej tyre ishin anëtarë të një familje.
“Barka e rosës”, siç njihet gjerësisht ky mjet, po transportonte 31 turistë në liqenin Table Rock, në afërsi të qytezës turistike Branson, kur u përmbys. Moti i keq mbi liqen duket se kontribuoi në mbytjen e mjetit lundrues, por hetimet ende nuk kanë nisur, pasi autoritetet lokale janë përqendruar në gjetjen e 5 personave të humbur.
7 pasagjerë të tjerë të barkës u dërguan në spital me plagë serioze.
Autoritetet lokale thanë se banorët e zonës ishin lajmëruar për motin e keq, por duket se barkat turistike vazhduan gjithsesi me programin e tyre. Fatkeqësisht, njëra prej tyre nuk mundi t’ia dalë.