Nga Beqir SINA
Megjithse, është shumë heret për të supozuar, por analistët politik, komentatorët dhe eksepretët e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kan filluar qysh tani të komentojnë mundësit e garimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të vitit 2020.
Bashkia e ndonjë qyteti, thonë ata nuk ka qenë kurrë një platformë e dobishme për Shtëpinë e Bardhë, aq më shumë për partinë Demokrate.
Por, kjo nuk perjashton mundësinë kësaj radhe ajo mund të ndryshojë, strategji. Dhe, ndoshta mund të jet edhe ndonjë nga prioritetet e demokratëve, të “zhgënjyer” me politikanët, që mund t'i kthehen edhe ata kandidaturave administrativëve, përkatësisht bëhet fjalë për tre Kryebashkiakë që pritet sipas tyre të “muskujtojnë” në garën presidenciale të vitit 2020, këtë janar.
Mundësitë e reja politike për kryetarët e Bashkive, përfshijnë edhe ndonjë guvernator si është edhe emri i Guvernatorit të Nju Jorkut, Adrew Cuomo, që konsiderohet një produkt i fort i partisë, në qeverinë e Nju Jorkut nga partia Demokrate.
Por, kjo vija historike, e demokratve thonë ekspertët e këtyre çështjeve, do të testohet në fillim të vitit të ardhëshëm - Janar 2019, me të paktën tre kryebashkiakë demokratë, që mendojnë se kan për të nisur fushatat presidenciale : dhe ata janë kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti, ish-kryebashkiaku i New Orleans Mitch Landrieu dhe kryetari i Bashkisë Pete Buttigieg nga South Bend, Indiana.
Të delën në disa emisione nga më të shikuarat opinioniste këtu në SHBA, – “Fox&Friends – FOX NEWS”, “Political upend CNN”, “The Briefing Room - ABC”, e të tjera, u folë se kandidaturat e reja brenda parties demokrate( zgjedhjet paraprake), po shfrytëzojnë një hapje të re për politikanët në nivel komunal, të mundësuar nga forca më të gjera ekonomike dhe kulturore, ndër të cilat rritja e koalicioneve të ndryshëme të “trashëguara” të Partisë Demokratike, prej nga presidenca tetë vjeçare e Obamës, mund ti sjell ata në qender të objektivave.
"Qytetet e mëdha janë forca të fuqishme tani; ata janë pothuajse si shtete ", tha Henry Cisneros, i cili ishte kryetar i bashkisë së San Antonio, kur në vitin 1984, u “piketua” për të qenë në presidenciale me Walter Mondale. "Ndërkohë, thanë analistët që është krejtësisht e besueshme se një guvernator, qoftë edhe i një shteti të vogël, mund të kandidojë për president ... Ngase, edhe pse nuk është e besueshme që një kryetar i një epiqendre të fuqishme globale të pushtetit, si qytetet metropol të botës, si Nju Jorku apo Los Anxhelos apo Chicago, Seattle, dhe Miami, nuk duhet të jenë të besueshëm në nivel presidencial? ata tashme duhet të jenë dhe të thyejnë tabun "
Në komente, u tha se pjesërisht, mundësia për kryetarët e Bashkive është një produkt i dështimeve të partisë diku tjetër. Me demokratët që janë jashtë pushtetit në Uashington dhe në shumë kryeqytete shtetërore, qytete të mëdha, ku kryetarët e Bashkive nga partia demokrate, janë bërë qendra të fuqisë së përparimit e të zhvillimit të suksesshem, me një peizazh multimedial gjithnjë e më të larmishëm që ofron një ekspozim ndaj një klase të mëparshme anonime të politikanëve.
"Të paktën para mediave që janë më shumë politike, në të gjithë SHBA, është më pak e zakonshme që kryetarët e Bashkive të qyteteve të merrnin ekspozim kombëtar", tha Buttigieg kryetar Bashkie i një qyteti të vogël me 100 mijë banorë, nga Indiana.
Por, Buttigieg, i cili shpërtheu në radarin e demokratëve me ofertën e tij të dështuar për kryetar të Komitetit Kombëtar të Demokratëve, ka treguar se tani, edhe kryetari i një qyteti të vogël mund të gjejë një “shkëndijë” që të ndezi motorët e demokratve për të u zgjedhur mes kanidaturave të kryetarve të Bashkive, nese ai ka treguar sukses.
David Holt, kryebashkiaku republikan i Oklahoma City, tha se për një kryebashkiak të nji qytetit të madh, aspiratat presidenciale janë "krejtësisht të ligjshme".
"Qytetet e mëdha në SHBA, janë motorët ekonomikë të vendit tonë," tha Holt. "Një qytet si Los Anxhelos, me madhësinë e tij, natyrisht që është më shumë kualifikim sesa të jesh guvernator i Arkansasit 30 vjet më parë, senator apo kongresmen".
Duke përsëritur një refren të shprehur zakonisht nga kandidatët jo tradicionalë, Holt tha se pas zgjedhjeve të 2016 të Presidentit Donald Trump, "Kualifikimet e vendeve të punës janë ripërcaktuar, paunësia është ulur ndjeshëm dhe ekonomia ka ngritje esenciale".
Simbas analistëve politik amerikan, Garcetti, Landrieu dhe Buttigieg janë duke zhvilluar fushatat e tyre para-presidenciale në bazën e tyre të programeve të revitalizimit të epokës së viteve 1990 në metropolet e SHBA, të cilat nuk janë më të ngarkuara nga suksesi periferik, por kan sukses kombëtar. Pasi ata janë stigmatizuar, në qytetet që tani janë qendra muskulore të ekonomisë kombëtare dhe zemra e bazës së re, progresive të Partisë Demokratike, dhe pse jo nuk është çudi edhe e republikanve.
Po ashtu, u tha se Garcetti dhe Buttigieg kanë ngritur komitete të veprimit politik për t'u angazhuar në zgjedhjet afatmesme të këtij viti.
Landrieu, u tha se ka bërë një turne mediatike me librin e tij të ri "Në hijen e statujave". Ndërsa asnjëri prej tre kryetarëve të bashkive perkatese nuk ka thënë ende nëse do të kandidojë, ata janë duke u mbështetur në përvojat e tyre, për të hedhur themelet për një fushatë paraprake.
Në fund të vitit të kaluar, Garcetti - me ndihmën e Buttigieg - nisi një grup jofitimprurësish të kryetarëve të Bashkive që punonin me udhëheqësit e punës dhe të biznesit për të financuar investimet e tyre në qytete anembanë vendit.
Në një takim të Komitetit Kombëtar Demokrat në Las Vegas kohët e fundit, Doug McCarron, kryetari i përgjithshëm i Vëllazërisë së Bashkuar të Karpentjerëve, i quajti kryebashkiakët "njerëzit që me të vërtetë bëjnë punën."
Steve Benjamin, nga Kolumbia, Karolina e Jugut, kryetar i bashkisë dhe kryetar i Konferencës së Kryetarëve të Unionit Amerikan, tha: "Nuk e shoh se si një kryetar komune të jetë një barrë e rëndë" për të kandiduar për president.
"E shoh si një pasuri," tha ai. "Realiteti është se ata kan aftësinë për të demonstruar autoritetin ekzekutiv dhe t'u tregojn njerëzve se si të bëjnë gjërat e mira."
Kryetarët e Bashkive sidomos nga rradhët e demokratve më shumë u tha gjatë këtyre analizave kanë qenë duke kandiduar dhe kanë humbur gara për president për më shumë se 200 vjet në SHBA.
Megjithëse, dy ish-kryetarë të Bashkive, Calvin Coolidge dhe Grover Cleveland, vazhduan të shërbenin si president, u tha se ata nuk u ngjitën direkt nga suksesi që erdhi Bashkia, por nga politika e tyre pra angazhimi i më pasmë politik.
Kështu që analistët vrejtën se shumë më shpesh janë dështimet e kryebashkiakëve për presidencalie në rang kombëtar si per shembull thanë ata : Kryetari i Bashkisë Larry Agran,( Irvine, Kaliforni) i cili nuk mori pothuajse asnjë përqindje në vitin 1992; ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani, i cili nuk arriti të përmbushë pritjet që kishte ai në vitin 2008; dhe një tjetër njujorkez, John Lindsay, i cili “falimentojë” qysh në nisje në vitin 1972 së bashku me kryetarin e bashkisë së Los Anxhelosit Sam Yorty.
Por u tha se me profile më të ulta se tre kandidatët që parashihen si kandidatët potencialë për president, tre kryebashkiakë demokratë, që mendojnë se kan për të nisur fushatat presidenciale : kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti, ish-kryebashkiaku i New Orleans Mitch Landrieu dhe kryetari i Bashkisë Pete Buttigieg nga South Bend, Indiana, thuhet se kandidatët e tjer që mund të dalin për kryetarët Bashkive në vitin 2020, nuk do të gjejnë sukses, “është me të vërtet shumë e vështirë...... shumë e vështirë", tha Hank Sheinkopf, një strategist demokratik me qendër në Nju Jork.
"Ata kanë një elektorat shumë të vogël, në përgjithësi, të votave që mund të sjellin me ta, që do të thotë aq vota sa kan në bashkitë e tyre" tha ai.