Një vajzë 15-vjeçare Inodnesiane është burgosur për shkak të abortit pasi vëllai i saj i madh e përdhunoi.
Ajo u dënua me gjashtë muaj burg të enjten, ndërsa vëllai i saj, 18 vjeç, mori një dënim dyvjeçar për vepra seksuale kundër një të miture. Në gjykatë u zbulua se vajza ishte përdhunuar tetë herë që nga shtatori.
Në maj, banorët zbuluan një fetus pa kokë pranë një plantacioni të vajit të palmës, shkruan Metro.uk.
Singgih Hermawan, zëvendësshefi i policisë Batangharit në provincën e Jambit, thotë se vajza dhe vëllai u dënuan të enjten.
Prokurorët kishin kërkuar dënimin me burg njëvjeçar për vajzën dhe shtatë vjet për vëllain. Nëna e tyre përballet me akuza të veçanta pasi thuhet se ka ndihmuar abortin.