Muzeut të Luftës në Chania të Kretës tashmë i kanë mbetur vetëm muret. Një zjarr i fuqishëm që nisi rreth orës 21:30 të mbrëmjes e shkatërroi atë terësisht.
Forcat zjarrëfikëse ishin në betejë me flakët gjatë gjithë natës dhe vetëm mëngjesin e së hënës mund të vënë në kontroll zjarrin por pa mundur të shpëtojnë gjë.
Çatia dhe të gjitha pjesët e brendshme të ndërtesës, të cilat ishin kryesisht ndërtime prej druri, u shkatërruan plotësisht.
Zjarrfikësit arritën të kufizonin zjarrin në zonën e muzeut, pasi ekzistonte rreziku i zgjerimit të tij, ndërkohë që energjia elektrike u ndërpre gjithashtu në zonë.
"Një monument i rrallë i arkitekturës, me vlerë të madhe për qytetin humbi", tha kryetari i Bashkisë së Chanias, Tasos Vamvoukas, i cili shkoi në vendngjarje.
Sipas tij, në ndërtesë nuk kishte materiale të trashëgimisë historike përveç arkivave.
Katër automjete dhe personeli i zjarrfikësve mbeten në gadishmëri për të mos lejuar riaktivizimin e zjarrit, ndërsa në rrugën Tzanakaki që kalon përpara hyrjes së Muzeut të Luftës, policia ka ndalur trafikun.
Hyrja në godinën e dëmtuar nuk është e mundur, pasi ekziston rreziku i rënies së pjesëve të çatisë, ndërkohë që një i huaj që u gjet brenda muzeut u dërgua në autoritete dje në mbrëmje.
Për shkaqet e sakta që shkaktuan zjarrin shkatërrues, tashmë është duke u zhvilluar një hetim.
Muzeumi i Luftës në Chania është një Muze historik ushtarak. Ai është vendosur në një ish- kazermë italiane e ndërtuar në vitin 1870 nga arkitekti italian Macau.
Objekte historike dhe materialet fotografike ekspozojnë pjesëmarrjen e makedonomanëve kretanë (1903-1922) në Luftërat Ballkanike (1912-13), fushata minore e Azisë (1919-1922), Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe pushtimi 1941 - '45).