Në një fshat francez është urdhëruar të ndalohet taksimi i qytetarëve rezidentë për këtë vit sepse tashmë arka vendore e saj është shumë e pasur.
Autoritetet vendore të fshatit Le Perthus, me 586 banore, në kufi me Spanjën thonë se për vitin 2017, në arkën e këshillit është gjetur një tepricë prej më shumë se 1.1 milionë euro, një suficit investimi prej 60,500 euro, dhe asnjë marrëveshje të rakorduar se si të shpenzoheshin paratë.
Arka merr 700 mijë paund (($1.1 million) në vit vetëm nga njerëzit që parkojnë makinat në fshat për të kaluar kufirin me Spanjën për të blerë mallra më të lira.
Shuma, që shkon në 1200 paund (1500 dollarë) për një rezident, është aq e madhe dhe shpenzimet e këshillit vendor aq e vogël sa i ka dhënë urdhëruar zyrtarëve të mos taksojnë më banorët për këtë vit.
Vitin e kaluar këshilli shpenzoi vetëm 5 mijë paund nga 24 mijë të destinuara për shërbime publike, sepse kryetari i bashkisë dhe këshilltarët nuk ia kishin dalë të binin në dakordësi për të shpenzuar paratë.
"Nuk ka nevojë që ne të vazhdojmë të paguajmë", tha një tregtar lokal, Majkëll. "Këshilli nuk po bën asgjë me të gjitha këto para". Të tjerë janë të shqetësuar pasi sherri mes këshillit dhe është duke paralizuar bashkësinë.