Zjarret djegin Greqinë, dhjetëra shtëpi nën flakë, evakuohen banorët

Hënë, 23 July 2018 20:55

Greqia po përballet me një valë zjarresh që kanë shpërthyer gjatë të dielës në zona të ndryshme të vendit.

Situata është më e rënduar në rajonet rreth kryeqytetit Athinë, ku tre zjarre që shpërthyen në mesditë dhe pasdite vonë, kanë marrë dimensione dramatike për shkak të erërave të fuqishme që po vazhdojnë të fryjnë.

Retë e tymit nga zjarri në Kineta, 40 km në perëndim të Athinës, shikoheshin qartazi nga qendra e kryeqytetit. Zjarri filloi në një pyll me pisha dhe u përhap me shpejtësi.

Dhjetra shtëpi raportohet se janë djegur plotësisht ose dëmtuar, ndërsa tre vendbanime u evakuuan.

Në rrugën nacionale Athinë – Korinth është ndaluar qarkullimi i automjeteve në të dy korsitë, nga kilometri i 39-të deri te i 57-i.

Në zonë veprojnë që nga mesdita 110 zjarrfikës me 47 automjete, 40 efektiva të këmbësorisë, si dhe 5 aviona dhe 5 helikoptera zjarrfikës.

Një tjetër zjarr i fuqishëm ka përfshirë dy zona në verilindje të Athinës. Rreth orës 21 të mbrëmjes u raportua se gjuhët e flakëve po i afroheshin qytetit Rafina. Kryetari i bashkisë së qytetit, tha se në zonat përreth janë shkatërruar shumë shtëpi, ndërsa nuk përjashtoi që nga zjarri të ketë dhe viktima.

Të paktën tre persona janë dërguar në spital me djegie të rënda.

Nga kampet e shumta të pushimit që ndodhen në rajon, u evakuuan dhjetra fëmijë, si një masë parapake.

Edhe në këtë vatër zjarri operojnë forca të shumta zjarrfikëse si dhe 3 avionë e dy helikoptera. Por gjithashtu operacionet po zhvillohen me shumë bështirësi për shkak të errërave të forta.

Krahas zjarrifkësve edhe banorët në të gjitha zonat e prekura po luftojnë me të gjitha mjetet që të shpëtojnë pasuritë e tyre.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, po kthehet me urgjencë nga një vizitë që po kryente në Mostar të Bosnjes. Më herët, Tsipras deklaroi se gjithë forcat ajrore dhe tokësore po luftojnë kundër zjarreve në të gjithë vendin.

“Dua të besoj që megjithë kushtet e vështira të motit do të mundim të bëjmë gjithçka që zjarret të vihen në kontroll”, shtoi kryeministri grek.

Në të njëjtën kohë, Tsipras vërejti se “më shqetëson fakti që kishim paralelisht tre vatra zjarri”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...