Presidenti francez, Emmanuel Macron ka urdhëruar një ristrukturim stafi pasi u bë publike një video ku dukej një nga ndihmësit e tij, tashmë i shkaktuar, që rrihte një protestues.
Nën presionin në rritje, Macron ka mbledhur disa ministra të dielën për të diskutuar situatën. Alexandre Benalla, që ishte truproja kryesore e Macron, është parë teksa tërhiqte zvarrë një grua dhe më pas rrihte një burrë, gjatë protestave të majit në Paris. Ai është akuzuar për dhunë dhe mbajtje të paligjshme të bexhës së policisë. Benalla u shkarkua të premten. Një zyrtar thotë se Macron e ka cilësuar incidentin të papranueshëm dhe ka premtuar se do të jetë pasoja.
Tani, zyra private e Macron do të riorganizohet për të parandaluar përsëritjen e një incidenti të ngjashëm. Presidenca franceze është akuzuar se ka qenë në dijeni të incidentit dhe është përpjekur ta mbulojë atë. Edhe tre policë po ashtu janë akuzuar në lidhje me rastin.
Ata u morën në pyetje të shtunën për bërjen publike të pamjeve të kamerave të sigurisë në përpjekje për të provuar pafajësinë e Benallas. Edhe një tjetër zyrtar i lëvizjes së Macron, republika në marshim, është nën hetim, pasi shfaqet në video.
Zemërimi i publikut është shtuar edhe nga pamje të tjera në të cilat vihen re disa oficerë policie që shohin incidentin, pa ndërhyrë. Ministri i brendshëm francez ndërkohë është thirrur për interpelancë në parlament, të hënën.