Vala e të nxehtit nuk po jep shenja dorëzimi në Japoni. Të hënën, qyteti Kumagaja raportoi një temperaturë prej 41.1 gradësh celsius, më e larta e regjistruar ndonjëherë në Japoni. Në Tokion qendrore ndërkohë temperatura mbi 40 gradë celsius, është regjistruar po ashtu për të parën herë.
Agjencia japoneze e motit e ka shpallur valën e të nxehtit që ka mbërthyer vendin, një katastrofë natyrore me të paktën 65 viktima të regjistruara në dy javët e shkuara.
Një zëdhënës i agjencisë paralajmëroi se nivelet të paprecedenta të të nxehtit, janë regjistruar në disa zona. Më shumë se 22 mijë vetë janë shtruar në spitale si pasojë e atakëve kardiake, me rreth gjysmën e tyre të moshuar.
Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi se temperatura prej 35 gradësh celsius ose edhe më të larta do të vazhdojnë deri në fillim të gushtit. “Po përjetojmë nivele të paprecedenta të të nxehtit në disa zona”, tha zëdhënësi i agjencisë, duke shtuar se vala e të nxehtit ishte një kërcënim për jetët e njerëzve dhe se ajo është njohur tashmë si katastrofë natyrore.