Kjo është vajza e cila qetësisht del nga hoteli Hitlon me pizhama drejt spitalit për të kuruar qafen e saj të prerë.
20-vjeçarja Shaunagh Philpott, është kapur nga kamerat e sigurisë derisa del me rroba banjo në rrugë pas plagës që kishte në qafë.
Ajo iu drejtua spitalit në mëngjesin e së hënës, pas një sulmi në suitën presidenaciale të Manchester Hilton, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Policia kanë arritur të arrestojë gjashtë persona si të dyshuar në tentativë për vrasje.
Mbrëmjen e kaluar një e afërme e Shaunagh bëri të ditur se ajo ka arritur t’i mbijetoj sulmit.
“Ajo pas kurimit në spital është dërguar në shtëpi”, tha e afërmja e Shaunagh.
“Ajo nuk dëshironte të shkojë në festë – ajo ishte detyruar”.
“E dijmë se i dashuri i saj ka qenë i përfshirë në këtë rast”.
Policët kanë arrestuar katër burra të moshës 20, 24, 26 dhe 28 vjeç si të dyshuar për vrasje. Ndërsa, janë arrestuar edhe dy gra të moshës 17 dhe 20 vjeçe.