“Ky (vendim) është mënyra humoristike me të cilën mund t’i tregojë njerëzve se nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me çështjen”, tha Marchand.
Andre Marchand, kryetari i bashkisë Briollay në rajonin perëndimor francez Maine-et-Loire, në fillim të muajit ka marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë” për t’i treguar dëshpërimin banorëve të vendit të cilët i janë ankuar vazhdimisht pasi vendi është pushtuar nga mushkonjat.
Marchand, në deklaratën për shtyp, tregoi se Briollay ku jetojnë 3 mijë banorë pas përmbytjeve të muajit qershor është pushtuar nga mushkonjat dhe se banorët janë ankuar nga kjo.
Ai tregoi se banorët kanë presion që të gjejnë zgjidhje lidhur me mushkonjat, duke potencuar se është detyruar të marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë”.
“Ky (vendim) është mënyra humoristike me të cilën mund t’i tregojë njerëzve se nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me çështjen”, tha Marchand.
Marchand tha se pavarësisht se janë vendosur kurthe në shumë vende të qytezës banorët kanë vazhduar të ankohen, theksoi se nuk mund të bëjë asgjë tjetër.
Ai shtoi se pas vendimit rastësisht është zvogëluar numri i mushkonjave porse në rast të një përmbytje të re numri i tyre mund të shtohet përsëri.