Një student i gjimnazit "Oregon" do të përfitojë dëmshpërblimin prej 25 mijë dollarësh dhe një letër nga drejtori i shkollës ku i kërkohet falje pasi u gjykua për një bluzë.
Gjykatësi i ka dhënë të drejtë 18-vjeçarit që kishte veshur një bluzë pro Presidentit Trump, gjë që sipas drejtorit të shkollës nuk ishte e lejueshme.
Addison Barnes ishte në gjimnazin Liberty në janar kur u pezullua se promovonte ndërtimin e murit kufitar me Meksikën.
Në bluzë shkruhej: "Thjesht muri po zgjatet 3 metra" dhe u konsideruar sikur mbronte diskriminimin ndaj emigrantëve.
Studentët e dërguan rastin e tij tek drejtori pasi u ndjenë të fyer dhe të kërcënuar, ndonëse gjykata i dha të drejtë për të veshur çdo gjë që dëshiron.