SHBA-ja konfirmon: Nuk e njohim aneksimin e Krimesë

E Enjte, 26 July 2018 13:35

Shtetet e Bashkuara lëshuan një deklaratë formale që konfirmon refuzimin e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Rusia po përpiqet “të minojë një parim ndërkombëtar që ndajnë shtetet demokratike”.

Deklarata e tij pasoi vërejtjet e fundit kontradiktore nga presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e administratës, në lidhje me mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të Uashingtonit. “Shtetet e Bashkuara e konfirmojnë si politikë refuzimin e tyre për të njohur pretendimet e Kremlinit për sovranitet mbi territorin që ka konfiskuar me forcë dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e Pompeos, të titulluar “Deklarata e Krimesë”. “Në ujdi me aleatët, partnerët dhe komunitetin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë aneksimin rus të Krimesë dhe zotohen se do ta vazhdojnë këtë politikë derisa të rikthehet integriteti territorial i Ukrainës”, thekson deklarata.

Në një dëshmi më pas, përpara Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Pompo tha se nuk do të ketë lehtësim për Moskën nga sanksionet që i ka vënë SHBA-ja për aneksimin e Krimesë, “derisa Rusia të mos ia kthejë kontrollin e këtij gadishulli Ukrainës”.

Rusia e ka aneksuar Krimenë, gadishull në Detin e Zi, qysh në vitin 2014. Ajo po ashtu ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, që luftojnë forcat qeveritare. Kjo luftë ka marrë mbi 10,300 jetë njerëzish dhe ka detyruar edhe SHBA-në, edhe Bashkimin Evropian t’i vënë sanksione Rusisë.

Nuk ka qenë menjëherë e qartë se çfarë synonte deklarata, por Pompeo, në njoftimin e tij, iu referua Deklaratës së Welles-it më 1940. Ky akt ka qenë një vendim i Shteteve të Bashkuara për të mos njohur aneksimin sovjetik të tri shteteve baltike: Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Kjo politikë ka zgjatur 50 vjet.

Mosnjohja e aneksimt të Krimesë ka qenë po ashtu politikë e administratës së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, por deklarata e Pompeos duket si një përpjekje për të qartësuar qëndrimin e administratës aktuale pas një konfuzioni diplomatik.

I pyetur nga gazetarët më 29 qershor, nëse raportet për të ndaluar kundërshtimin e aneksimit të Krimesë janë të vërteta, Trump ka thënë: “Do të shohim”. Trump është përgjigjur në mënyrë të ngjashme edhe kur është pyetur nëse ai do të konsiderojë heqjen e sanksioneve amerikane mbi Rusinë.

“Do të shohim se çfarë bën Rusia”, ka thënë Trump. Deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësime në Evropë, e sidomos në Ukrainë, se Trump mund të pranojë kapjen e një territori në kontinent, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ministria e Jashtme e Ukrainës shkroi në Twitter se e mirëpret qëndrimin e SHBA-së mbi “integritetin territorial të Ukrainës dhe mosnjohjen e përpjekjes së Rusisë për të aneksuar Krimenë”. “Askush nuk ka të drejtë të ndryshojë kufijtë e shteteve të lira sovrane me forcë", tha Ministria e Jashtme ukrainase.

Në një reagim të shkurtër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha: "Ne e dimë vlerën e deklaratave të tilla".

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha se deklarata e SHBA-së “ilustron qëndrimin e saj të fuqishëm dhe parimor mbi aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...