Pas tragjedisë së shkaktuar nga zjarret, Greqia po përballet me një tjetër katastrofë natyrore.
Pjesa veriore e kryeqytetit grek, Athinë, është goditur nga shirat të rrëmbyeshëm të cilët kanë shkaktuar përmbytje.
Trafiku dhe lëvizja e qytetarëve është bllokuar në disa zona ndërkohë që nuk raportohet për viktima.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi ujërat janë futur në parkingjet e makinave dhe në shumkë dyqane.
Sipas metereologëve grekë, shira dhe stuhi priten edhe gjatë pasdites së sotme në zonën e Atikës dhe ne Selanik.