Pas Greqisë, Suedia, Letonia dhe Italia po përballen me situatën alarmante të zjarreve masive. Në jug të Italisë kryesisht në Siçili, janë djegur edhe dhjetëra hektarë pyje.
Këto vatra zjarri vijnë si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësirës së madhe që zgjat prej disa javësh. Sipas autoriteteve italiane, fatmirësisht nuk ka viktima, por i bëjnë thirrje të gjithë banorëve të largohen nga zonat e pyjëzuara.
Krahas Italisë edhe disa shtete të tjera janë duke luftuar me zjarret masive, kryesisht veriu dhe veri-lindja e Europës. BE ka njoftuar për ndihma emergjente drejt Suedisë dhe Letonisë të cilat e kanë të pamundur përballimin e situatës.