Mbrëmë ndodhi eklipsi më i gjatë i “Hënës së përgjakur” në gjithë këtë shekull.
Gjatë eklipsit total, sateliti natyror i Tokës u mbulua nga një hije e kuqe.
Periudha e eklipsit total, kur drita e hënës do të zbehet plotësisht, zgjati 1 orë e 43 minuta.
Eklipsi është parë në Europë, Lindje të Mesme, Afrikë, Australi, në pjesën më të madhe të Azisë dhe Amerikën e Jugut.