Një kartel i drogës në Kolumbi ka vendosur një shpërblim të majmë për këdo që vret apo kap të gjallë një qen të autoriteteve kolumbiane
Mediat amerikane shkruajnë që klani kolumbian El Gulfo ka thënë që kushdo që eliminon qenin e policisë – specialist për nuhatjen e drogës – merr si shpërblim plot 70 mijë dollarë.
Ky kërcënim për sigurinë e qenit të policisë në Kolumbi ka detyruar autoritetet që të zhvendosin lokacionin ku qeni i racës gjermane zhvillon veprimtarinë e tij ndaj drogës.
Sombra (në shqip: hija) është qeni më i zhvilluar i policisë në Kolumbi, pasi që ka jashtëzakonisht të zhvilluar shqisën e të nuhaturit.
Së fundi, Sombra ka nuhatur dhe ka zbuluar një sasi kokaine prej 2 tonësh, kapje që goditi keq klanin e drogës. Nga zona kufitare, qeni është bartur për në kryeqytet, në Bogota, i transportuar me mjete të blinduara dhe policë të armatosur.
Kolumbia është shteti me sasisë më të madhe të kultivimit të drogës në botë.