Një zjarr i tërbuar në Kaliforninë veriore ka vrarë dy zjarrfikës dhe ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të iknin nga shtëpitë e tyre.
Zjarret në qarkun e Shastas po kaplohen nga erërat e forta për të formuar “tornado zjarri” që po çrrënjosin pemët dhe përmbysin makinat, thonë zyrtarët e shpëtimit nga zjarri.
Zjarri ka shkatërruar të paktën 500 struktura dhe ka detyruar mijëra njerëz të braktisin shtëpitë e tyre, raportoi “BBC”.
“Po shohim rrotulla zjarri – fjalë për fjalë kjo mund të përshkruhet si një uragan”, tha shefi i departametit të zjarrfikësve Ken Pimlott.
“Këto janë kushte ekstreme… duhet të kujdesemi dhe të evakuojjmë, evakuojmë dhe evakuojmë”, shtoi ai.
Rreth 37, 000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë kësi tmerre”, tha një banore vendase.
Zjarret janë një dukuri e zakonshme në Kaliforni gjatë verës së gjatë, me temperatura të nxehta dhe të thata.