Marrëdhënia Trump-media, Presidenti i SHBA përballë botuesit të The New York Times

Hënë, 30 July 2018 06:51

Marrëdhënia Trump-media: Donald Trump kundrejt A.G. Sulzberger

Presidenti Donald Trump tha të dielën se i kishte thënë kohët e fundit publikuesit të gazetës “The New York Times” se si ai kishte arritur t’i quante mediat “Armiku i popullit”, por drejtori i kësaj kompanie mediatike tha se ai i ishte përgjigjur Trumpit, duke i thënë se gjuha e tij ishte “nxitëse” dhe “përherë e më e rrezikshme” për gazetarët në mbarë botën.
Në një koment që bëri në Twitter, Trump e përshkroi takimin e tij të 20 korrikut në Shtëpinë e Bardhë me A.G. Sulzberger si "shumë të mirë dhe interesant”. Udhëheqësi amerikan tha se “kishte shpenzuar shumë kohë duke folur për sasinë e madhe të “Lajmeve të Rreme” që botohen në media dhe se si ky term ishte shndërruar prej tij në frazën “Armik i popullit”. Kjo është për të ardhur keq”, - shkruante Presidenti.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1023546197129224192
Sulzberger, që është ndoshta botuesi më i madh në Shtetet e Bashkuara, tha se, sipas një tradite shumëvjeçare, sipas së cilës botuesit e gazetës prestigjioze takohen me presidentët amerikanë, takimi u mbajt me kërkesën e ndihmësve të zotit Trump, por ai nuk duhej publikuar.
Zoti Sulzberger, tha se meqenëse Trump shkroi në Twitter për takimin, duke e bërë publik ritin shumëvjeçar të takimit të botuesit me presidentin amerikan, ai vendosi t’i përgjigjej zotit Trump, për të dhënë vlerësimin e tij për bisedën nga shënimet që ai mori në takim, krahas me ato të editorit të rubrikës opinioniste të gazetës, James Bennet, i cili ishte gjithashtu i pranishëm të takim.
"Qëllimi ynë kryesor në pranimin e takimit, ishte që të ngrinim shqetësime lidhur me retorikën e Presidentit kundër shtypit, një çështje tepër shqetësuese. Unë i thashë Presidentit se gjuha e tij nuk ishte vetëm përçarëse, por në fakt po bëhej përherë e më e rrezikshme”, tha Sulzberger.
Sulzberger shtoi: "Unë theksova vazhdimisht, se ky konstatim është sidomos i vërtetë jashtë vendit, ku retorika e Presidentit shfrytëzohet nga disa regjime, për të justifikuar masat shtypëse ndaj gazetarëve. E paralajmërova se qëndrimi i tij vinte në rrezik jetë njerëzish, minonte idealet demokratike të kombit tonë dhe se dëmtonte një nga çështjet më madhore që eksporton vendi ynë: përkushtimin ndaj lirisë së fjalës dhe shtypit të lirë."
Botuesi i “New York Times-it” tha se “i kishte thënë Trump-it se termi “lajme të rreme” nuk është i vërtetë dhe se është i rrezikshëm; se unë shqetësohem akoma më tepër për emërtimin e gazetarëve prej tij si “armiku i poullit”. E paralajmërova se kjo gjuhë nxitëse po kontribuon tek shtimi i kërcënimeve kundër gazetarëve dhe ka për të çuar në dhunë.”
Sulzberger nuk foli për reagimin që kishte patur Presidenti ndaj komenteve të tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...