×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

ISIS-i rrëmbeu dhjetëra gra e fëmijë në jugperëndim të Sirisë

Hënë, 30 July 2018 16:27

​Militantët e grupit Shteti Islamik po mbajnë peng mbi 30 gra dhe fëmijë në jugperëndim të Sirisë, tha Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut - grup që monitoron luftën në Siri.

Pengjet besohet se janë marrë gjatë sulmeve të Shtetit Islamik javën e kaluar, në një zonë të dominuar nga pakica etnike Druze në rajonin Suveida.

Së paku 215 njerëz u vranë në sulmet vetëvrasëse atje. Qeveria e Sirisë e kontrollon shumicën e rajonit, ndërsa Shteti Islamik mban një pjesë të vogël.

Ushtria siriane, e mbështetur nga Rusia, ka nisur së voni fushatën për të rimarrë kontrollin e zonave nga xhihadistët dhe rebelët. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se së paku 36 gra dhe fëmijë janë rrëmbyer nga Shteti Islamik.

Sipas raporteve, disa gra kanë arritur të ikin, ndërsa dy kanë vdekur. Shteti Islamik nuk ka folur ende për këto rrëmbime. Druzët janë pakica fetare e tretë më e madhe në Siri.

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 16:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...