Takime sekrete mes SHBA dhe talebanëve

Tuesday, 31 July 2018 06:57

Shtetet e Bashkuara duket se po ndryshojnë kursin në politikën për Afganistanin. Ata po kërkojnë bisedime direkte me talebanët radikal-islamikë.

Një takim mes të dërguarve të qeverisë amerikane dhe talebanëve në Afganistan duket se ka përfunduar me "sinjale shumë pozitive", raportoi Reuters. Më parë kishin raportuar "Wall Street Journal" dhe "New York Times" duke iu referuar burimeve të talebanëve, se para rreth një jave, disa përfaqësues të islamistëve me të dërguarin amerikane për Azinë Jugore, Alice Wells dhe diplomatë të tjerë ishin takuar në Katar. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i hodhi poshtë njoftimet.
Islamistët nuk duan të flasin me Kabulin
Që para dy javësh, "New York Times" kishte raportuar se administrata e Donald Trumpit kishte udhëzuar diplomatët kryesorë për të kërkuar bisedime direkte me talebanët për t'i dhënë fund luftës në Afganistan. Deri më tani, Uashingtoni kishte  theksuar se talebanët duhet të negocionin me qeverinë në Kabul. Një proces paqeje duhet të zhvillohet nën drejtimin afgan. Islamistët e refuzojnë dialogun me qeverinë afgane si një qeveri marionetë.
Në qershor talebanët dhe qeveria e Kabulit arritën të mbanin një paqe treditore. Luftëtarë talebanë të paarmatosur dhe ushtarë shiheshin bashkë në rrugët e Kabulit dhe qytete të tjera. Një armëpushim i ri parashikohet më 22 gusht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...