Qeveria spanjolle konfrontohet me valë të re refugjatësh

Tuesday, 31 July 2018 08:22


Këtë vit në Spanjë kanë hyrë më shumë se 21 mijë migrantë nga Afrika, shumë më tepër se sa në Itali apo Greqi. Organizata botërore e migracionit, IOM, thotë se Spanja është kthyer në objektivin kryesor të migrantëve.

 Këtë vit në Spanjë kanë hyrë më shumë se 21 mijë migrantë nga Afrika, shumë më tepër se sa në Itali apo Greqi. Organizata botërore e migracionit, IOM, thotë se Spanja është kthyer në objektivin kryesor të migrantëve ilegalë. Ditët e fundit (të premten dhe të shtunën e kaluar), spanjollët në ndihmë të migrantëve ndihmuan më shumë se 12000 afrikanë që erdhën me varka. Siç raporton Oliver Neuroth qeveria e Madridit e ka bërë të qartë, se autoritetet vendore nuk janë të përgatitur për këtë ardhje refugjatësh.

Një gomone me 30 migrantë afrikanë i afrohet bregut. Brenda disa sekondave njerëzit zbresin nga varka në tokë dhe zhduken në brezin me rërë. Pushuesit në breg shohin të çuditur. Skena është duke u përsëritur prej disa ditësh në bregdetin jugor spanjoll. Rreth 700 migrantë zbresin çdo ditë në tokë. Në pjesën më të madhe të rasteve anijet spanjolle të shpëtimit i ndalojnë varkat disa kilometra larg bregdetit dhe i marrin refugjatët në anijen e tyre.

 Në bregun andaluzian ndihmësit e Kryqit të Kuq dhe të autoriteteve vendore kujdesen për njerëzit. Nga qeveria në qendër thuhet se situata ndodhet nën kontroll, prandaj duhen investuar 30 milionë euro për ndihmën e menjëhershme ndaj refugjatëve. Ministri i Jashtëm, Josep Borrell: "Nëse migrantët do të vazhdojnë të vijnë kaq shumë si tani, atëherë qendrat tona të pranimit do të mbushen shpejt. Por ne i fusim njerëzit edhe në salla sporti, ato nuk janë burgje. Sistemi ynë sigurisht që nuk është perfekt, s'ka dyshim, dhe neve na nevojiten më shumë kapacitete. Por ne bëjmë pjesë tek vendet që i trajtojnë mirë migrantët."

Kështu thotë politikani për çështjet evropiane, Borrell, duke patur parasysh qeverinë e djathtë italiane, e cila e ka mbyllur vendin për migrantët. Këtë gjë e kritikon edhe ministri i Brendshëm spanjoll, Fernando Grande-Marlaska. Gjatë vizitës së tij në Andaluzi, ai bëri të qartë se Spanja nuk është e gatshme të kujdeset e vetme për ardhjet e refugjatëve. "Migracioni është një problem që ka të bëjë me gjithë Evropën. Prandaj neve na duhet një zgjidhje evropiane".

Por ç' lloj zgjidhje duhet të jetë kjo konkretisht, nuk dihet as nga qeveria spanjolle Për ministrin Borrell është e qartë se: "Zgjidhja e krizës së refugjatëve është shumë më e vështirë se sa zgjidhja e krizës së euros. Probemi i migracionit është problem strukturor, problem emocional. Kriza e euros arriti të zgjidhej me para dhe reformimin e institucioneve."

Shumë qeveri të mëparshme spanjolle dhe Bashkimi Evropian janë munduar prej vitesh ta zgjidhin edhe problemin e migracionit po ashtu me para. Kështu çdo vit BE i paguan Marokut shuma milionash, si shpërblim që autoritetet e atjeshme të bllokojnë migrantët afrikanë që kanë marrë rrugën për në Evropë. Një sistem që ka funksionuar mirë vitet e mëparshme. Përfaqësuesja e qeverisë spanjolle në ekslavën Ceuta, Salvadora Mateos, mendon se Maroku kërkon t'i jepen më shumë para prandaj ka lejuar ditët e fundit kaq shumë migrantë që të vazhdojnë rrugën. Vetëm ditën e enjte 600 vetë erdhën në Ceuta. "Qeveria spanjolle kërkon të ushtrojë më shumë presion mbi Bashkimin Evropian, në mënyrë që Maroku të marrë më shumë mjete financiare për të ndaluar migrantët."

Sepse sipas vlerësimeve, aktualisht rreth 50 mijë refugjatë afrikanë janë duke pritur për të hyrë në Spanjë, e kështu në Bashkimin Evropian. DW

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...