Huawei duket se ka arritur një rekord historik, duke lënë pas Applen e duke u bërë i dyti më i shitur në botë.
Prodhuesi kinez i smartfonëve ka shitur rreth 54 milionë telefona gjatë tremujorit të fundit, 40 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo sasi telefonash “të zgjuar” të shitur është e mjaftueshme, jo vetëm për të mundur Applen, por edhe për të ngushtuar distancën me liderin e tregut, Samsungun.
Ky i fundit ka shitur më shumë se 70 milionë telefona në tremujorin e fundit, duke shënuar një rënie prej 10 përqindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e vazhdueshme e Huaweit është mbresëlënëse sipas ekspertëve, pasi ka mundur të hyjë dhe të dalë në majë, në tregje ku deri kohët e fundit emri i tij ishte i panjohur.