Kisha Katolike thotë se dënimi me vdekje është gjithmonë i papranueshëm pasi "sulmon" dinjitetin njerëzor, duke bërë thirrje për heqjen e saj në mbarë botën. Deklarata shënon një ndryshim në mësimin e Kishës Katolike. Për një kohë të gjatë "dënimi me vdekje nga autoriteti i ligjshëm pas një gjyqi të rregullt u konsiderua si një përgjigje adekuate" për disa krime të rënda, tha deklarata e Papës, siç u përmend nga Radio Vatikani.
Papa thotë se dinjiteti i një personi "nuk është i humbur edhe pas kryerjes së krimeve të rënda". Sot, po zhvillohen më shumë "sisteme efektive të paraburgimit", të cilat garantojnë mbrojtje të duhur të qytetarëve dhe në të njëjtën kohë lejojnë shkelësit të shpengojnë veten. "Dënimi me vdekje është i papranueshëm" sepse sulmon "dinjitetin e një personi", përfundon ai.
Më parë një Katekizëm i Kishës Katolike kishte lejuar dënimin me vdekje në raste të rralla.