Trupi i një fëmije të pajetë u gjet brenda një qeseje plastike pranë një supermarketi në Terni të Italisë. Mediat italiane raportojnë se qesja ishte pranë kangjellave përgjatë parkingut të këtij biznesi.
Bëhet fjalë për një foshnje të porsalindur, e seksit mashkull. Policia po heton lidhur me personin që e ka lënë aty foshnjën, duke kryer aktin makabër.
‘Tgcom’ shkruan se ka qenë një grua që pikasi qesen e zezë, brenda të cilës ishte trupi i foshnjës. Pasi sinjalizoi policinë e tmerruar, kjo e fundit bashkë me ekipin e shpëtimit tentoi që t’i jepte ndihmë foshnjës, por ai kishte ndërruar jetë.