Një gjykatë turke dha dënim me burgim të përjetshëm për 9 persona të akuzuar për organizimin e dy shpërthimeve në Ankara, në vitin 2015.
Bëhet fjalë për sulmin e dyfishtë vetëvrasës në kryeqytetin turk, që shkaktoi më shumë se 100 viktima dhe qindra të plagosur.
Objektivi i sulmit ishte një protestë pro-kurde e organizuar në Ankara, ndërsa prokuroria turke ngriti akuza për rreth 36 persona, pjestarë të Shtetit Islamik.
Gjyqi u hap vetëm në vitin 2016 dhe shumë persona u dënuan në mungesë, pasi nuk janë arrestuar ende, ndërsa 9 prej tyre, që mbaheshin tashmë në burg, janë njohur me dënimin përjetë.