Të paktën 91 persona tani njihen se kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut.
Qindra njerëz janë plagosur nga tërmeti i së dielës, thonë zyrtarët, kryesisht në veri të ishullit, shkruan BBC.
Shkalla shtatë rihter ishte jo shumë thellë nën tokë. Ajo ndodhi vetëm 10 km (6.21 milje) nën tokë dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.
Prej kësaj u ndërpre energjia elektrike.
Në ishullin fqinj të Bali, pamjet video treguan njerëz që vraponin nga shtëpitë e tyre duke bërtitur.
Ka pasur më shumë se 130 tronditje pasi që tërmeti goditi të dielën në mëngjes.
Një paralajmërim për cunami u lëshua por u hoq pas disa orësh.
Ajo vjen një javë pas një tërmeti tjetër që goditi Lombokun, popullor me turistët që vizitojnë plazhet e saj dhe shtigjet për ecje.
Ky tërmet vrau të paktën 16 vetë.