Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro i shpëtoi sot një atentati me bombë gjatë paradës ushtarake.
Një dron u afrua në qiell dhe shpërtheu, duke plagosur disa ushtarë që ndodheshin poshtë.
Në internet kanë dalë pamjet që besohet se i përkasin momentit kur droni shpërthen në ajër.
Dyshohet se plani i “terroristëve” ishte ta afronin dronin pranë presidentit Maduro.