Mike Pompeo, ka deklaruar se sot Shtëpia e Bardhë do të njoftojë një rikthim të sanksioneve ndaj Iranit, të cilat iu hoqën nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore.
Sekretari amerikan i Shtetit ka deklaruar se SHBA para gazetarëve se do të “zbatojnë sanksionet” që do të rivendosin, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në muajin Maj për të nxjerrë SHBA nga marrëveshja e 2015-s, e cila ka liruar Iranin nga sanksionet, në këmbim të frenimit të aktivitetit nuklear.
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar më parë se duke filluar nga 7 gushti, Qeveria iranine nuk do mund të blejë monedha amerikane dhe se sanksionet do të shtrihen në industrinë e shtetit, duke përfshirë eksportin e qilimave të famshëm persianë.