Një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar edhe me disa të tjerë ka ndodhur në Bolonja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 15:00.
Ka qenë një cisternë që ka shpërthyer duke shkaktuar të paktën 20 persona të plagosur, disa prej të cilëve rëndë. Flakët kanë përfshirë edhe disa koncesionare makinash.
Mësohet se rruga ku ka ndodhur shpërthimi është mbyllur.