Zjarret në Kaliforni janë përhapur aq shumë saqë është konsideruar zjarri më i madh aktiv në historinë e shtetit, thanë zyrtarët të hënën.
Zjarret janë përhapur me shpejtësi në ditët e fundit duke djegur 283.800 hektarë tokë, një zonë pothuajse në madhësinë e Los Anxhelosit.
Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë 16 vatra të mëdha në të gjithë shtetin mes motit të nxehtë, erërave të forta dhe lagështirës së pakët.
Të paktën shtatë vetë kanë vdekur në zjarrin në Carr, në veri të shtetit.
Ndërkohë Presidenti i SHBA Donald Trump ka përsëritur në mediat sociale se zjarri po përhapet më shumë për shkak të ligjeve mjedisore të Kalifornisë.
Zyrtarët vendas dhe ekspertët kanë kritikuar komentet e tij në Twitter.
Më shumë se 14,000 zjarrfikës dhe qindra ushtarë amerikanë po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin e përhapur në të gjithë vendin.
Meteorologu Kombëtar i Shërbimeve të Motit, Brian Hurley ka paralajmëruar se kushtet nuk do të përmirësohen me temperatura deri në 43 gradë celcius.