Zjarret në Portugali, në rajonin e Algarves kanë hyrë në ditën e tyre të pestë, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë punën pa ndërprerje, për të minimizuar pasojat e tij.
Disa nga hotelet më të njohura të zonës, por edhe banorë të fshatrave përreth, janë evakuuar tashmë, për të shmangur dëmet në njerëz, ndërsa raportohet se deri tani janë raportuar 24 të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
“Ne kemi evakuuar të gjithë pushuesit që kishin prenotuar dhe nuk e dimë se kur mund t’i kthejmë sërish. Është një situatë shumë e vështirë”, u shpreh pronari i njërit prej resorteve më të njohura të zonës turistike.
Portugalia përballet shpesh me zjarre në këtë periudhë, ndërsa më i madhi u regjistrua vitin e kaluar, me një bilanc tragjik prej 114 personash dhe që nga ajo kohë janë përforcuar shërbimet emergjente.