Thellohet kriza financiare në Turqi, interesat e obligacioneve arrijnë në 20%

E mërkurë, 08 August 2018 06:57

Problemet financiare të Turqisë u thelluan të martën, pasi një valë shitjesh nga investitorët bënë që yied-i (interesi) i obligacioneve referencë të arrijë një nivel të lartë historik prej më shumë se 20 për qind dhe teksa vendi po tenton të dalë nga një përplasje diplomatike me SHBA-të, shkruan Financial Times.

Pak pas mesditës në Londër, yield-i i borxhit vendas me afat 10-vjet i Turqisë arriti në 20.9 për qind krahasuar me 18.93 për qind në mbyllje të ditës së mëparshme, sipas të dhënave të Reuters, teksa lira turke mbetën nën presion. Vetëm tre muaj më parë, yield-i ishte 13.9 për qind.
Investitorët kanë sinjalizuar shqetësimin në rritje në javët e fundit mbi administrimin e ekonomisë nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe vendosjen e sanksioneve nga administrata e Trump.
Media pro-qeveritare turke raportoi të martën se Uashingtoni dhe Ankaraja kishte arritur një “mirëkuptim paraprak mbi çështje të caktuara”, në lidhje me sanksionet, të cilat SHBA-të i vendosën në përgjigje të ndalimit të një pastori amerikan, të cilin Turqia e akuzoi për spiunazh dhe terrorizëm.
Detajet ishin të pakta, ndonëse gazeta Daily Sabah raportoi, duke cituar burime diplomatike të paidentifikuara, se një delegacion turk do të vizitonte Uashingtonin “brenda dy ditëve”.
Tensionet kanë përshpejtuar rënien e lirës, ​​e cila ka humbur 28.7 përqind të vlerës së saj ndaj dollarit që nga fundi i vitit të kaluar dhe ka rënë 7.8 përqind deri më tani këtë muaj.
“Turqia po kalon krizën e parë valutore të epokës së kursit të lirë të këmbimit”, tha Dani Rodrik, një profesor i ekonomisë politike ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, në Twitter.
“Të gjitha krizat e mëparshme kanë ndodhur kur kursi ishte i fiksuar ose i menaxhuar, dhe për këtë arsye shpërtheu shumë më shpejt. Qeveria preferon ta injorojë këtë”.
Disa investitorë janë shqetësuar nga fakti që Erdogan caktoi si ministër financash Berat Albayrak, që është dhëndri i tij. Z. Erdogan ka kritikuar vazhdimisht normat e larta të interesit, ndërkohë që ekziston perceptimi se bankës qendrore – e cila nuk pranoi të rrisë normat në mbledhjen e fundit, pavarësisht luhatjeve të monedhës –  i mungon pavarësia.
Banka miratoi vendimin të hënën për të injektuar 2.2 miliard dollarë në sektorin bankar – një masë që siguroi vetëm një lehtësim të përkohshëm për lirën.
“Ne nuk e konsiderojmë që ndërhyrja e djeshme e bankës qendrore të jetë e përshtatshme për të ushtruar presion mbi monedhën “, tha Ulrich Leuchtmann, një analist në Commerzbank, të martën. “Ajo në mënyrë të qartë nuk guxon të rrisë normat e interesit, ose nuk i lejohet të bëjë një gjë të tillë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...