Qyteza italiane shet shtëpi për një euro

E mërkurë, 08 August 2018 09:56

Këshilli i qytetit italian San Pietro Pati vendosi të shesë shtëpi të vjetra të braktisura me një çmim prej një euro, për të ringjallur këtë vend të vendosur në rajonin kodrinor të Sicilisë.

Për shkak të migrimit dhe plakjes, qyteti humbi një pjesë të madhe të popullsisë, kështu që ishte e nevojshme të ndërmerren masa urgjente dhe hapa për të parandaluar zhdukjen e këtij qyteti, transmeton ksp.

Ata që zgjedhin të blejnë një shtëpi do të duhet të rindërtojnë duke përdorur gurin tradicional, dru dhe terrakote për çati, dhe ndoshta të punësojnë muratorë lokalë.

Ajo që e bën këtë vend tërheqës është se është vetëm 15 minuta larg plazhit dhe në fund të Parkut Kombëtar të Nebrodit, zonave të mbrojtura të liqeneve malore dhe pyjeve.

Administrata e qytetit tani do të vlerësojë se sa shtëpi do të ofrohen për shitje dhe do të kontaktojë pronarët. Pritet që shtëpitë e para do të jenë në shitje vitin e ardhshëm. Qytetarët e huaj janë gjithashtu të mirëpritur.

San Piero Pati kishte 4.000 banorë 20 vjet më parë, ndërsa sot numri është zvogëluar në 3.000. Qyteti i takon rajonit ku ka një përqindje të lartë të të papunëve. Gjatë 16 viteve të fundit, Italinë e kanë braktisur 1.8 milion njerëz, gjysma prej të cilëve janë të rinj në mes të 15 dhe 34-vjeç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...