Katër vetë u vranë të premten me armë zjarri në qytetin lindor kanadez të Fredericton-it, njoftuan autoritetet.
Policia u ka bëre thirrje banorëve që jetojnë në zonën e përfshirë nga incidenti të qëndrojnë brenda në shtëpi, duke e përshkruar situatën si "incident aktiv" në një postim në twitter rreth një orë pas njoftimit të ngjarjes.
Ende janë të paqarta rrethanat e incidentit në kryeqytetin e provincës së New Brunswick-it.
Transmetuesi televiziv kanadez CBC tha se të shtënat ndodhën në një zonë rezidenciale të qytetit dhe se punonjësit e ndihmës së parë ndodheshin në vendngjarje.