Një zhurmë e fuqishme e pasuar nga një zjarr, shkaktoi vonesa në metronë e Moskës të mërkurën, ndërsa incidenti u filmua nga pasagjerët e metrosë.
Incidenti ndodhi në stacionin Avtozavodskaya në veri-lindje të kryeqytetit rus. Në video, i ngarkuar në YouTube, një tren që dilte nga tuneli është duke u ndalur pas një zhurme të lartë i shoqëruar me zjarr.
Ekipet e shpëtimit thanë se kontakti i binarit të hekurudhës u mbyll, duke shkaktuar zjarrin. Shërbimet e trenit ndaluan një segment të linjës së zënë të Zamoskvoretskay në mesditë për shkak të zjarrit, ndërsa hekurudha kërkoi riparime emergjente.