Një infermiere vendosi ti japë fund jetës, pasi kolegët e saj e ngacmonin gjatë gjithë kohës. Rhian Collins, 30 vjeçe, u gjet e varur në shtëpinë e saj në Swansea, Uells. Ajo punonte në spitalin Cefn Coed, në Swansea, kishte dy fëmijë dhe ishte e fejuar me David Reed.
Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, pas Collins nuk po i hapte derën teksa kishte shkuar për vizitë tek ajo.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo ka marrë telefonatën nga David dhe është përballur me një pamje të tmerrshme.
Sipas dëshmitarëve, kolegët e 30- vjeçares e ngacmonin shpesh herë, por duke mos ditur se Collins do merrte një ditë këtë vendim kaq të rëndë.
“Ajo u fiksua shumë me pamjen e saj, shkonte katër herë në ditë në palestër. Ndihej e stresuar dhe e rraskapitur”, kanë thënë miqtë e saj.
I fejuari i saj, ka zbuluar gjithashtu për hetuesit se kjo nuk ishte hera e parë që Rhian kishte tentuar të vetëvritej.