Serbia po përgatit një paradë të madhe ushtarake, të cilën do ta mbajë para syve të Vladimir Putinit.
Këtë paradë, Serbia po e përgatit për të shënuar përvjetorin në fitoren e Luftës së Parë Botërore. Vladimir Putin, do të jetë në mesin e mysafirëve që do të shohin parakalimin e 100 tankeve të reja dhe raketave, shkruan Vecernje Novosti.
Kjo ngjarje do të mbahet më 11 nëntor.
“Në një ceremoni, e cila do të jetë e paparë ndonjëherë në historinë e shtetit serb, ushtria serbe do të tregojë gjithë fuqinë e saj”, ka thënë një zyrtar ushtarak për Novostin.
Në kuadër të "makinerisë ushtarake" që do të parakalojë në paradën në Beograd, përfshihen shumë armatime të dhuruara nga Rusia ose të blera nga Serbia prej atje.