Një vajzë e mitur vetëm 12 vjeç ka lindur fëmijën e saj poshtë një ure dhe më pas u largua.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Sichuan në Kinë. Ishin banorët e zonëss ata që e gjetën foshnjën të braktisur poshtë urës.
12 vjeçarja e cila ja kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë familjes është gjendur por ajo refuzon të tregojë kush është babai i fëmijës.
Vajza 12 vjeçare jeton me gjyshërit dhe i takon prindërit vetëm 1 herë në vit pasi ata jetojnë në një qytet tjetër.
Gjyshja tha se mbesa e saj nuk po ndihej mirë dhe ajo kishte vendosur ta çonte në spital. Por rrugës 12-vjeçarja i kishte thënë se do ndalonte pasi i shkohej në tualet ku më pas kishte lindur fëmijën poshtë urës.
Bebi i porsalindur ndodhet në spital ndërsa doktorët thanë për mediat se bebi ka lindur para kohe por në gjendje të mirë shëndetësore. Gjyshja u tha policëve se nuk e dinte që mbesa e saj ishte shtatzënë. 12-vjeçarja po mbahet nën kujdesin e një qendre spitalore.