Kriza në Siri, Merkel: Rusia ka përgjegjësi

Diel, 19 August 2018 20:25

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilluan sot bisedime dypalëshe në shtëpinë e pritjes së qeverisë gjermane në Meseberg, në veri të Berlinit.

Pjesë e axhendës së bisedimeve ishin çështje si Siria, Ukraina, marrëveshja bërthamore me Iranin dhe gazsjellësi rus “Nord Stream 2”.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara takimit, zonja Merkel theksoi nevojën për “të shmangur një katastrofë humanitare në qytetin Idlib të Sirisë, dhe në zonat përreth tij”.

“Kemi përgjegjësi, Gjermania dhe në veçanti Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, prandaj duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjen”, tha zonja Merkel.

 Putin i bëri thirrje Evropës të kontribuojë financiarisht për rindërtimin e Sirisë, gjë që do të mundësonte kthimin në shtëpitë e tyre të miliona refugjatëve.

“Më lejoni t’ju kujtoj se 1 milionë refugjatë gjenden në Jordani, 1 milionë në Liban dhe 3 milionë në Turqi. Kjo situatë mund të shndërrohet në një barrë të rëndë për Evropën. Pra, është mirë të bëhet gjithçka që këta njerëz të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha zoti Putin.

Gjermania, e cila ka pranuar qindra mijëra refugjatë sirianë që iu larguan luftës, ka këmbëngulur në të kaluarën se nuk do të kontribuonte për rindërtimin e Sirisë, pa arritjen e një marrëveshjeje politike që do t’i jepte fund luftës.

Për çështjen e Ukrainës, zonja Merkel foli mbi mundësinë e krijimit të një misioni të OKB-së për të ndihmuar në vendosjen e paqes në këtë vend.

Zoti Putin theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin “për të forcuar sigurinë globale”.

Bashkëpunimi ekonomik, në veçanti në sektorin energjitik, u shfaq gjithashtu si temë qendrore në bisedime.

Rusia dhe Gjermania janë vende partnere në projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, si një projekt që do të rriste varësinë energjitike të Evropës nga Rusia, do të dëmtonte Ukrainën - një vend kryesor tranziti për gazin natyror, si dhe për rreziqet mjedisore./VOA

Modifikuar më Diel, 19 August 2018 22:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...