OKB dënon një vendim të Asamblesë së Republikës serbe të Bosnjes

Diel, 19 August 2018 22:27

Zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë dënuar një vendim të Asamblesë Kombëtare të Republikës serbe në Bosnje-Hercegovinë, për të tërhequr miratimin e një raporti që pranon masakrën ndaj mijëra myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 2004.

Këshilltari i Posaçëm për parandalimin e genocidit, Adama Dieng, paralajmëron se vendimi përbën një hap prapa për Bosnje Hercegovinën. Ai thotë se ky vendim minon sundimin e ligjit dhe përpjekjet për vendosjen e drejtësisë për viktimat e krimeve të kryera kundër popujve të të gjitha përkatësive ndëretnike gjatë Luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995.

I të njëjtit mendim është edhe Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra-ad Al Hussein.

Ai tha se ky vendim do të përkeqësojë retorikën përçarëse, nacionaliste, të prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje, që janë në plan të mbahen në tetor. Zëdhënësja e tij, Ravina Shamdasani, tha se ky vendim do të përbëjë pengesë ndaj përpjekjeve të pajtimit në mesin e komuniteteve të përçara të Bosnjes:

“Raporti i Komsionit për Masakrën e vitit 2004 në Srebrenicë arriti në përfundimin se nga data 10 deri më 19 korrik të vitit 1995, 7 mijë deri në 8 mijë boshnjakë figurojnë të zhdukur në rajonin e Srebrenicës. Në raport thuhet gjithashtu se më tepër se gjatë kësaj periudhe boshnjakë u u vranë rreth 1 mijë boshnjakë. Dy gjykata ndërkombëtare kanë arritur në përfundimin se masakra ndaj myslimanëve të Bosnjes përbën genocid,”- tha zonja Shamdasani.

Lufta në Bosnje dhe Herzegovinë shpërtheu pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që i vuri kundër njëri tjetrit banorët e këtij rajoni: serbët e Bosnjes, kroatët dhe myslimanët. Kur përfundoi konflikti në vitin 1995, ishin vrarë rreth 100,000 njerëz dhe më tepër se 2 milionë u zhvendosën, duke e shndërruar në konfliktin më shkatërrimtar në Europë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë Zeid e akuzon Paralmentin serb të Bosnjes për tërheqjen nga marrëveshja, me synimin për të fituar kapital politik në prag të zgjedhjeve të tetorit. Ai thotë se është i shqetësuar se kjo ka për t’i shtuar tensionet ekzistuese, ndarjet dhe msobesimin në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...