Kabul/ Sulm me raketa pallatit presidencial teksa po falej Kurban Bajrami

Tuesday, 21 August 2018 14:14

Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, është goditur me 9 raketa mëngjesin e sotëm. Shënjestra e agresorëve ishte Pallati Presidencial dhe zona diplomatike, teksa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit.

Disa orë më vonë zyrtarët afganë për agjencinë e lajmeve AFP deklaruan se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, ku raportohet për 2 të lënduar.

“Këtë mëngjes një grup terroristësh hipën në një ndërtesë në Reka Khana dhe qëlluan disa raketa drejt Kabulit,”-tha Najib Danishm, një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme.

Trupat ushtarak kanë siguruar zonën e shenjëstruar, por ende nuk dihet me siguri se kush janë autorët e kësaj ngjarje dhe nëse ka viktima.

Në momentet para se të ndodhnin shpërthimet presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt për një televizion për festën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë sqarohet se sulmi vjen 1 ditë pasi talebanët refuzuan armëpushimin, duke bërë të qartë se do të vijonin sulmet e tyre. Po me 20 gusht ata sulmuan 3 autobusë nga ku rrëmbyen 200 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ rreth 160 udhëtarë u liruan, ndërsa të tjerët mbetën robër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...